Aktualitet

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit për fshehje pasurie, shtyhet seanca në GJKKO

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30.

F.I
Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit për fshehje
Adriatik Llalla

TIRANË-Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka kërkuar kërkon parashkrimin e dënimit të tij me dy vite burgim për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj. Sipas ish-prokurorit të përgjithshëm, kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim.

Në seancën e mbajtur në GJKKO, Prokurorja e Posaçme pasi dëgjoi parashtrimet e avokati Sokol Hazizi kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30. 

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. 

Llalla u arratis në Itali, ku kërkoi azil politik, por u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë. Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Lalla u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Nga arratia, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kishte hequr dorë nga rekursi për pafajësi në Gjykatën e Lartë./ZËRI

MOS HUMB