Aktualitet

20-ditë Revolucioni i Flamingove! Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, betoniere e pankarta mes turmë

Qytetarët kërkojnë: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

F.I
20-ditë Revolucioni i Flamingove! Qytetarët mbushin rrugët e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Protestuesit janë mblidhur edhe këtë të premte në sheshin Skënderbej në protestën e 20-të të organizuar kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisjes. Ashtu si çdo ditë protestuesit kanë nisur marshimin në mënyrë paqësore drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa kryesore e protestës. Thirrjet që dominojnë janë ato: 'Rama në burg, Berisha në burg', 'Rama jepe dorëheqjen'.

Qytetarët kërkojnë: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Gjatë tubimit, protestuesit shpalosën pankarta me mesazhe të forta politike dhe sociale, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në vend dhe duke bërë thirrje për ndryshim. Në duart e qytetarëve janë parë pankarta me slogane kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruhet: “Rama n’burg, Balluku n’burg!”, “Edi Rama kërko falje, populli nuk pranon tallje”.

Protestuesit kanë sjellë në protestë një betoniere, simbolikë e pastrimit të parave në ndërtim dhe një shenjë revolte për qiratë dhe çmimet e apartamenteve.

Poll

MOS HUMB