SUEDI- Një 20-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri në Suedi. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Helsingborg, ndërsa bëhet me dije se është plagosur edhe një vajzë 25-vjeçe që e shoqëronte të riun shqiptar.
Sipas informacioneve paraprake, i riu shqiptar, emigrant nga Fieri, ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane. Ai ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij, ndërsa sipas raportimeve nga mediat suedeze, 20-vjeçari shqiptar në vjeshtën e vitit të kaluar ishte marrë në paraburgim nën dyshimin për rrëmbim dhe është liruar në nëntor.
Detajet dhe rrethant e ngjarjes mbetet të paqarta, teksa nga hetimet paraprake policia ka arrestuar një person. Megjithatë, dyshohet se ngjarje ka edhe persona të tjerë të përfshirë. /ZËRI