Aktualitet

'21 mijë euro, e rregullojmë'! 40-vjeçari i dënuar me burg mashtron qytetarin për letra amerikane

Bellahu rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës, e cila në vitin 2024 dha vendimin për 6 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda për 40-vjeçarin.

F.I
'21 mijë euro, e rregullojmë'! 40-vjeçari i
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Ahmet Bellahu, 40 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mashtronte qytetarët se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, në këmbim të një shume prej 21 mijë eurosh. Bellahu rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës, e cila në vitin 2024 dha vendimin për 6 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda për 40-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB