Aktualitet

3 orë votim/ Rritet pjesëmarrja/ KQZ: 13% e votuesve iu janë drejtuar qendrave të votimit

12.93% e qytetarëve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

F.I

 

TIRANË-Në tre orë nga nisja e votimit, rritet përqindja e qytetarëve që iu janë drejtuar kutive të votimit. 12.93% e qytetarëve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

3 orë votim/ Rritet pjesëmarrja/ KQZ: 13% e votuesve iu janë
GRAFIKU

Por përsëri pjesëmarrja mbetet më e ulët se ajo e vitit 2021, ku në të njëjtin orar ka qenë 16.67 %.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB