Aktualitet

Dy të rinj humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në kantierin e Gramshit, në pranga pronari i kompanisë

F.I
Dy të rinj humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në
Foto ilustruese

GRAMSH-Një ditë pas tragjedisë me dy viktima në Gramshit, është arrestuar pronari i firmës së ndërtimit, Eduart Deliu, i cili akuzohet për veprën veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç.

Poll

MOS HUMB