Aktualitet

"40 mln euro vjedhje"/ SPAK pranon dosjen e kredive të këqija, 3 banka në dosje

Qytetarët janë shtrënguar për të marrë kredi të reja për të ristrukturuar të vjetrën.

k.m.
"40 mln euro vjedhje"/ SPAK pranon dosjen e kredive të
Foto ilustruese

TIRANË- Tre banka të mëdha, të nivelit të dytë: Banka Kombëtare Tregtare e njohur si BKT, Procredit dhe RaiffesenBank janë pjesë e dosjes së skandalit të institucioneve që japin kredi të këqija që tashmë është marrë nga SPAK. Sipas një dokumenti të siguruar nga "weblajm.com" ka siguruar dosjen ku thuhet se nga BKT janë sekuestruar mbi 11 mijë llogari qytetarësh, kryesisht ato të pagave. Nga gjetjet e Prokurorisë së Tiranës, qytetarët janë shtrënguar për të marrë kredi të reja për të ristrukturuar të vjetrën.

"40 mln euro vjedhje"/ SPAK pranon dosjen e kredive të

"Qytetarët janë imponuar që përmes llogarive të sekuestruara bankare (vetëm BKT me shumë se 11 mijë llogari bankare të sekuestruara vitin e fundit) sidomos llogari page (të cilat janë mbajtur pa afat të sekuestruara) apo përmes sekuestrimit të pronave të paluajtshme, pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme janë shtrënguar për të marrë kredi të reja për të ristrukturuar të vjetrën, apo për të paguar detyrim në vlerat të fyra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat dhe të treguara në aktet e kredive bankare të kreditorit fillestar që më së shumti ishin banka të nivelit të dytë; mijëra akte procedurale (urdhër për vendosje sekuestro konserative, shpallje ankandi vendim kalim pronësie, urdhër për heqjen e sekuestros konservative) vetëm formalisht mbajnë nënshkrimin dhe vulën e përmbaruesve që kanë të dhënat. Aktet përmbarimore janë përpiluar nga punonjësit të MicroCredit Albania-Final-ADCA dhe dërgohen prej tyre nëpërmjet një kutie postare."

Ndërsa ProcreditBank dhe Raiffesen Bank ka patur një marrëdhënie preferienciale me MCA, e cila ka blerë kreditë e pashlyera. 

"40 mln euro vjedhje"/ SPAK pranon dosjen e kredive të

"Institucioni financiar MCA ka ceduar/blerë në formë portofoli me qindra-mijëra kredi nga bankat e nivelit të dytë, veçanërisht nga "Raiffeisen" dhe nga "ProCredit Bank" duke i vënë në ekzekutim vetëm nëpërmjet 3 shoqërive përmbarimore të cituara më sipër duke bashkëpunuar me ish-përmbaruesit e këtyre shoqërive sipas një skeme të përcaktuar në shtrëngimin e debitorëve për marrjen e kredive të reja për të shlyer detyrimet e kushtëzuara nga proceset përmbarimore. Për këtë Ministria e Drejtësisë ka paraqitur rastin e shtetasve Ilir Dylgjeli dhe Eriselda Rista, të cilët janë detyruar të marrin 4 kredi të reja dhe detyrimi i tyre nga 735.255 mijë lekë është rritur në vlerën 2.030.100 lekë."

Sipas informacionit të marrë nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, institucion që aktualisht administron shoqëritë MCA dhe Final, rezulton se shoqëria MCA të ketë grumbulluar 2,992,382,782.00 lekë të ardhura deri në fund të vitit 2023 (pra gati 30 mln euro që pretendohet se i kishin të siguruara nga mbledhja e detyrimeve të borxheve të këqija), ndërsa shoqëria Final ka 679, 629,625 (rreth 6,8 milion euro).

Pak muaj më parë, Micro Credit Albania dhe Final, të dyja shoqëritë e mbledhjes së borxheve e kredive të këqija u vendosën nën sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Mbi shoqëritë rëndon vepra penale e "mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” dhe për "pastrim të produkteve të veprës penale". Megjithatë, deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës nuk jepen sqarime se paratë e kujt janë "pastruar" përmes kësaj kompanie që tashmë është nën sekuestro. Nga hetimet, Prokuroria ka dalë në përfundimin se MCA dhe Final, duke bashkëpunuar me shoqërinë "ADCA" dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore kanë krijuar një skemë mashtruese për të zhvatur dhjetëra milionë euro nga qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB