Politikë

"90%, profile fallco!" Kritikat për "Paketën e Maleve', Rama: Sorrat që shndërruan bulevardin e flamingove në vulgaritet (FOTO)

Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama i ka cilësuar si të pavërteta, duke shtuar se 90% e profileve që kundërshtojnë janë false, pasi sipas tij, pas tyre fshihen eksponentë të opozitës. 

zh.ll

 

"90%, profile fallco!" Kritikat për "Paketën e
foto ilustrim: edi rama-komentet e publikuara

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave, komenteve dhe pretendimeve për "Paketën e Maleve". Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama i ka cilësuar si të pavërteta, duke shtuar se 90% e profileve që kundërshtojnë janë false, pasi sipas tij, pas tyre fshihen eksponentë të opozitës. 

Sipas kreut të qeverisë, pas këtyre profileve qëndrojnë “sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan bulevardin e flamingove në sheshpërsheshin e vulgaritetit”.

Postimi i plotë i Ramës:

Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë…
Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB