TIRANË- Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, ku 45-vjeçari Ismet Habili u gjet i pajetë në automjetin e tij. Blutë njoftojnë se morën një telefonatë për një aksident të automjetit tip “Volvo”, me të cilin lëvizte Habili. Ky i fundit u gjet brenda mjetit pa shenja jete dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI