ITALI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 46-vjeçare italiane e identifikuar me emrin Ornella Forastefano është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë spitalit të qytetit në Trebisacce, në provincën e Kozencës. Mediat fqinje raportojnë se trupi i gruas u gjet nga mjekët në spitalin Trebisacce jashtë dhomës së urgjencës, por përpjekjet e tyre për ta shpëtuar ishin të kota.
Hetuesit e Prokurorisë së Castrovillarit dhe karabinierët e përqendruan menjëherë vëmendjen te partneri i saj, Elvis Metvelaj, 42 vjeç, shtetas shqiptar. Ai ishte zhdukur nga banesa. Pas një ndjekje të shpejtë, karabinierët e lokalizuan dhe e ndaluan në portin e Barit, në momentin kur po përgatitej të merrte tragetin. Sipas të dhënave paraprake, çifti bashkëjetonte prej rreth një viti. Ende nuk është e qartë nëse ishte Metvelaj ai që e çoi gruan e rrahur para spitalit.
Ornella ishte motra e Domenico Forastefano-s , i konsideruar si një nga eksponentët historikë të klanit 'Ndrangheta' me të njëjtin emër që ushtron pushtetin e tij në zonën e Sibaritide-s, dhe mbesa e Pasquale Forastefano-s, aktualisht i ndaluar nën regjimin e vitit 1946.
Prokuroria ka urdhëruar autopsinë e trupit të viktimës për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes dhe po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./ZËRI