Aktualitet

Taksia përplas për vdekje këmbësorin te vijat e bardha në Durrës

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

F.I
Taksia përplas për vdekje këmbësorin te vijat e bardha
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, në lagjen 13, teksa 66-vjeçari i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha është përplasur nga një taksi. 

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërkohë drejtuesi 26-vjeçar i taksisë është shoqëruar në Komisariat. Ky nuk është rasti i parë që drejtuesit e taksive përfshihen në aksidente.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

Shtetasi F. D. është transportuar në spital, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë më pas në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB