TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit, pjesë e grupit të Bruno Çobos të cilët mashtruan qytetarët europianë përmes Call Center. Bëhet fjalë për një dënim në total me më shumë se 100 vite për të 16-të të pandehurit.
Bruno Çobo drejtonte grupin që u zhvatën qytetarëve europinë rreth 4.7 milionë euro përmes Call Centerave. Çobo është dënuar me 12 vite burg nga Shkalla e Parë, por me dënimi i tij u ul në 8 vite nga gjykimi i shkurtuar.
Të pandehurit e tjerë: Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Orland Cani, Florjan Bregu, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg. Ndërsa me 7 vite e 4 muaj burg u dënuan 4 të pandehurit e tjera: Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Pushani, Valbona Abedinaj dhe Erion Kastrati.
DENIMET:
Bruno Çobo – 8 vite burgim
Elisa Çaçi (Caci) – 7 vite e 4 muaj burgim
Gilbert Pushani – 7 vite e 4 muaj burgim
Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burgim
Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burgim
Rezarta Ibrahimi (Çaçi) – 6 vite e 8 muaj burgim
Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burgim
Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burgim
Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burgim
Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burgim
Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burgim
Greta Gjoci (Pepa) – 6 vite e 8 muaj burgim
Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burgim
Antoneta Malo (Pepkolaj) – 6 vite e 8 muaj burgim
Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burgim
Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burgim.
Bruno Çobo u ekstradua nga Adu Dabi për në Shqipëri më 13 mars 2024. Çobo ka qenë në kërkim nga SPAK, për shkak se në bashkëpunim me personat e tjerë, kanë qenë pjesë e rrjetit të mashtrimeve me call center, në dëm të shtetasve italianë. Ai shënon ekstradimin e parë nga Dubai, i cili u arrit përmes një marrëveshjeve mes autorietetve në Shqipëri dhe Dubai./ZËRI
