Aktualitet

Përdhunoi vajzën e tij! Burg për 36-vjeçarin, ekspertiza: E mitura është abuzuar disa herë

Në seancën e sotme, babai i shtatë fëmijëve nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. 

F.I
Përdhunoi vajzën e tij! Burg për 36-vjeçarin, ekspertiza:
36-vjeçari

FIER-Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Në seancën e sotme, babai i shtatë fëmijëve nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Në fazën e hetimeve paraprake, 36-vjeçari ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje, duke deklaruar se ka ndodhur vetëm një herë. Por, pas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se 12-vjeçarja është abuzuar disa herë. 

Ngjarja tronditëse u raportua një ditë më parë (1 korrik) pas arrestimit të 36-vjeçarit. Denoncimi në Polici u bë nga vetë e mitura. 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Edhe nëna e të miturës, pohoi se vajza e saj është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë që përjetonte. 

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

*Detajet lidhur me emrat dhe fotot e personave të përfshirë në ngjarje janë vetëm me iniciale dhe të mbuluara për të mos identifikuar viktimën

Poll

MOS HUMB