
BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë! Si pasojë e aksidentint ka humbur jetën një 31-vjeçare, bashkëshortja e drejtuesit të automjetit. Ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe 4 persona të tjerë. Ata po transportohen drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Qytetit" në aksin rrugor Bulqizë- fshati Peladhi. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit.
“Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit”, njofton Policia./ZËRI