Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagosën rëndë dy shokët e tij

Për shkak të përplasjes së rëndë, trupi i të riut ka dalë nga makina dhe është gjetur në rrugë.

I.F
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari
Pamje nga vendngjarja

FROSINONE- Një 32-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka humbur jetën në një aksident në Frosinone të Italisë. I riu po udhëtonte së bashku me dy shokët e tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, ku makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të përplasjes së rëndë, trupi i të riut ka dalë nga makina dhe është gjetur në rrugë.

Ndërsa, dy shokët e tij janë dërgur në spital, por ende nuk ka të dhëna rreth gjendjes së tyre shëndetësore. Autoritetet italiane janë duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB