Aktualitet

Aksident në Maliq, plagosen shtatë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Raportohet se njëri prej personave të përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë

I.F
Aksident në Maliq, plagosen shtatë persona, njëri prej tyre
Foto ilustruese

MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Pendavinj të Maliqit. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një furgon mallrash, ku si pasojë janë plagosur 7 persona.

Raportohet se njëri prej personave të përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta. Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja automjetet.

"Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volksëagën” me drejtues shtetasin B. C.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volksëagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB