Aktualitet

Dhuna mes protestuesve dhe efektivëve, Edi Rama dhe Skënder Hita kallëzohen në SPAK

Gjikondi dhe aktivistët kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet nga organi i posaçëm i drejtësisë.

F.I
Dhuna mes protestuesve dhe efektivëve, Edi Rama dhe Skënder Hita
Brizida Gjikondi

TIRANË-Juristja Brizida Gjikondi, së bashku me një grup aktivistësh, ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Kallëzimi lidhet me dhunën e kryer nga policia ndaj protestuesve. Sipas kallëzimit, ka pasur tejkalim të kompetencave nga forcat e rendit. Gjikondi dhe aktivistët kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet nga organi i posaçëm i drejtësisë.

"Kemi depozituar pranë SPAK-ut një kallëzim penal kundër shtetasit Edvin Rama që është kryeministër në detyrë në Shqipëri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita. Ky kallëzim konsiston në kryerjen e veprës së gjenocidit, të shpërdorimit të detyrës, të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Kjo ka të bëjë totalisht me protestat e ditëve të fundit, ku e dimë se protesta është një e drejtë Kushtetuese, e cila jo vetëm nuk është garantuar, por ka patur një dhunë fizike, verbale, psikologjike, kriminale ndaj gjithë protestuesve, pa dallim moshe dhe pa dallim qoftë edhe përkatësie, student, protestues, intelektual, qytetar. Në rast se zoti Rama fshihet pas sebepit që gjasmë ka pasur dhe nga ana e protestuesve dhunë, mendojmë se zotit Rama nuk i ka funksionuar as SHIK dhe as policia që të arrinte të identifikonte se kush ishin personat e dhunshëm dhe pse u arrit në këtë pikë”, është shprehur Brizida Gjikondi.

Poll

MOS HUMB