PAMJE NGA NGJARJA
SARANDË-Një aksident është regjistruar gjatë natës pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.
Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme. Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Poll