Aktualitet

Aksident me vdekje në Berat! Motori godet nga pas "BMW"-në, ndërron jetë pasagjeri (EMRI)

Sipas njoftimit të policisë, një motor ka goditur nga pas një atuomjet tip "BMW" që ishte në ecje.

zh.ll
Aksident me vdekje në Berat! Motori godet nga pas "BMW"-në,
berat-aksidenti

BERAT- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Otllak. Sipas njoftimit të policisë, një motor ka goditur nga pas një atuomjet tip "BMW" që ishte në ecje. Raportohet se si pasojë e goditjes, pasagjeri i motorit ka dalë nga motomjeti dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 54-vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda, 45-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia në vendngjarje po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi A. G., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen D. M., 34 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54 vjeç, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i tij, shtetasi A. G., i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB