Aktualitet

Aksident me vdekje në Divjakë! Motori përplas të moshuarën, 71-vjeçarja humb jetën në spital

Ike Dervishi rreth 71 vjeç ka humbur jetën në spital, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës

F.I
Aksident me vdekje në Divjakë! Motori përplas të
PAMJE NGA NGJARJA

DIVJAKË-Një aksident me vdekje është regjistruar në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Një motoçikletë ka përplasur një grua 71-vjeçare teksa ishte duke kaluar rrugën. Ike Dervishi rreth 71 vjeç ka humbur jetën në spital, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës shtetasin Leandro Xhillari, 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren I. D., 71 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit, shtetasin L. Xh., në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB