Aktualitet

Sërish përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyra stafin e Ademit

Sipas raportimeve nga kantieri, punonjësit e kompanisë "2A" nën drejtimin e Valon Ademit, kanë nxjerrë nga zyra punëtorët e kompanisë së Behgjet Pacolli. 

F.I
Sërish përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Sot kompania “Mabco” dhe rreth 200 punonjës të saj do të rifillonin punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, por prania e tyre ka shkaktuar sërish tensione me punonjësit e kompanisë "2A".  Sipas raportimeve nga kantieri, punonjësit e kompanisë "2A" nën drejtimin e Valon Ademit, janë nxjerrë nga zyra nga punëtorët e kompanisë 'Mabco' së Behgjet Pacolli. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rikthimi i punonjësve të 'Mabco'-s në kantier vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit.

Përplasja mes dy kompanive solli bllokim e punimeve në Aeroportin e Vlorës, prej rreth 10 ditësh gjatë muajit maj, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë. Më herët dy gjykatat e faktit i kishin dhënë të drejtë kompanisë “2A Group” në lidhje me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër ‘Mabco’ deri sa vendimi të merrte formë të prerë.

Gjykata vendosi më 26 maj që të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga kompanitë “Vlora International Airport” dhe “2A Group”, të biznesmenit Valon Ademi dhe t’i japë të drejtë sipërmarrësit kosovar, ish-presidentit Behgjet Pacolli, duke lejuar kthimin e tij në Aeroportin e Vlorës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paralajmëruar masa ndëshkimore ndaj dy kompanive për shkeljen e kontratës dhe detyrimin e mbarimit në kohë të punimeve.

Poll

MOS HUMB