FIER- Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e njohur si "Çezma e Mbyetit", ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Audi", me drejtues shtetasin me iniciale U.Xh., është përplasur me një automjet tip "Wolksëagen", me drejtues shtetasin me iniciale N.D.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit "Audi", i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor./ZËRI