Aktualitet

Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, shoferja përplas efektivin e policisë që dokumentonte ngjarjen

Në aksident janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima, vetëm dëme materiale.

I.F
Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, shoferja përplas efektivin e
Pamje nga vendngjarja

TIRANË-ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan, ku si pasojë është krijuar trafik në këtë aks. Në aksident janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima, vetëm dëme materiale. Por një tjetër incident ka ndodhur në tunel, ku një shofere ka përplasur policin që po dokumentonte ngjarjen.

Gjithashtu ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje, deri më tani nuk ka informacione rreth personave të përfshirë në aksident dhe të efektivit të policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB