Aktualitet

Aksident/ Përplasen tre automjete në aksin Elbasan-Cërrik, pesë persona të plagosur (VIDEO)

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

M.K.
Aksident/ Përplasen tre automjete në aksin Elbasan-Cërrik,
foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN–  Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 19:20, në fshatin Murras, përgjatë aksit nacional Elbasan- Cërrik, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat punuan për normalizimin e qarkullimit dhe sigurimin e zonës.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment u vështirësua për disa minuta. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar, i cili do të sqarojë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë për aksidentin./ZËRI

Poll

MOS HUMB