Aktualitet

Aksident tragjik gjatë natës në Korçë-Pogradec! "Benzi" përplaset me "Audin", humb jetën 26-vjeçari (VIDEO)

Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues 26-vjeçarin me inicialet O. P., është përplasur me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 27-vjeçari K. C.

zh.ll
Aksident tragjik gjatë natës në Korçë-Pogradec!
pamje nga aksidenti

KORÇË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 01:00 në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.

Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues 26-vjeçarin me inicialet O. P., është përplasur me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 27-vjeçari K. C.

Si pasojë e përplasjes, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, pasagjerë që udhëtonin në automjetin tip “Audi”.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi O. P.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Audi", shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB