Aktualitet

Reforma Territoriale! PS nis konsultimet me bashkitë, 60 ditë kohë për dëgjesat

PS u ka dërguar bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative, ndërsa në shkresë kërkohet që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin mendimin e tyre për propozimin, duke argumentuar qëndrimin kundër ose duke paraqitur qëndrime alternative.

zh.ll
Reforma Territoriale! PS nis konsultimet me bashkitë, 60 ditë
foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste ka nisur procedurat për konsultimin e projektligjit për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, në një kohë kur në disa prej qyteteve që preken nga reforma kanë nisur protestat kundërshtuese.

PS u ka dërguar bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative, ndërsa në shkresë kërkohet që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin mendimin e tyre për propozimin, duke argumentuar qëndrimin kundër ose duke paraqitur qëndrime alternative.

Bashkitë kanë 60 ditë kohë nga marrja e kërkesës për të organizuar dëgjesa me qytetarët, me qëllim informimin dhe konsultimin e tyre lidhur me propozimin. Gjatë kësaj periudhe, institucionet vendore janë të detyruara të organizojnë dëgjesa publike për të konsultuar ndryshimet e propozuara direkt me qytetarët.

Projektligji propozon 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet. Modeli i ri ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa parashikon bashkimin e disa njësive vendore në funksion të një administrimi më efikas.

Aktualisht, skema është “Bashki-Njësi Administrative”, ndërsa me reformën e re do të jetë “Bashki-Qytet-Njësi Administrative”. Me reformën e re, Partia Socialiste synon që banorët e zonave që bashkohen në një bashki të madhe të kenë një përfaqësim më të drejtpërdrejtë përmes nivelit “Qytet”, pa krijuar bashki të reja.

Partia Socialiste synon që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027 të organizohen dhe të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re territoriale.

Ndwrkohw, propozimi për reformën e re territoriale ka hasur kundërshtime dhe kanw nisur protestat kundër bashkimit të bashkive dhe ndryshimeve të propozuara në ndarjen administrative. Banorë dhe përfaqësues vendorë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bashkimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB