Aktualitet

Aksidenti në autostradën Tiranë–Durrës, Ministria e Shëndetësisë: 12 të lënduar në QSUT, 1 fëmijë në gjendje të rëndë

Në një njoftim për mediat, ministria bën të ditur se në QSUT janë transportuar 12 persona të lënduar.

M.K.
Aksidenti në autostradën Tiranë–Durrës, Ministria e
foto nga ngjarja

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë doli nga rruga dhe u përmbys.

Në një njoftim për mediat, ministria bën të ditur se në QSUT janë transportuar 12 persona të lënduar. Sipas të dhënave zyrtare, shtatë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Ministria konfirmon gjithashtu se një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete. Bilanci paraprak i aksidentit është dy viktima, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë t'u ofrojnë ndihmë të lënduarve.

“Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës. Në QSUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur) Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete”, thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB