Aktualitet

Veprimtari financiare pa licencë nga Banka e Shqipërisë, masa sigurie për 14 persona në Fier, 11 prej tyre në arrest shtëpie

Nga vendimi i gjykatës 11 prej personave nën hetim janë lënë në 'arrest shtëpie' ndërsa për tre të tjerët janë caktuar masa të tjera sigurie.

M.K.
Veprimtari financiare pa licencë nga Banka e Shqipërisë, masa
Prokuroria Fier

FIER- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë.

Prokuroria e Fierit kishte kërkuar masat në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, që lidhet me veprën penale 'Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare' të parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal.

Nga vendimi i gjykatës 11 prej personave nën hetim janë lënë në 'arrest shtëpie' ndërsa për tre të tjerët janë caktuar masa të tjera sigurie.

Sipas Prokurorisë, hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit. Gjatë veprimeve hetimore janë dokumentuar 14 raste që lidhen me subjekte tregtare, të dyshuara se kryenin aktivitet në fushën e këmbimit valutor pa autorizimin përkatës.

Në fokus të procedimit ka qenë ushtrimi i aktivitetit financiar pa licencën e kërkuar nga Banka e Shqipërisë. Prokuroria thotë se të dhënat e mbledhura gjatë hetimit kanë shërbyer për dokumentimin e rasteve dhe paraqitjen e kërkesës për masa sigurie ndaj personave të dyshuar.

Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u dhanë masat e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’, ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 237, 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale ndaj 14 pereonave të cilët ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.617, viti 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, ka arritur të dokumentojë 14 raste të subjekteve tregtare që ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisura me licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë.

Në kuadër të procedimit penal u caktua dhe ekzekutuan masat e sigurimit ndaj personave nën hetim, si më poshtë:

1. Për personin nën hetim E. Dh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

2. Për personin nën hetim H. Sh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

3. Për personin nën hetim E. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

4. Për personin nën hetim A. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

5. Për personin nën hetim L. T., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

6. Për personin nën hetim L. Z., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

7. Për personin nën hetim F. D., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

8. Për personin nën hetim Ç. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

9. Për personin nën hetim V. B., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

10. Për personin nën hetim D. A., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

11. Për personin nën hetim R. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

12. Për personin nën hetim A. K., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale;

13. Për personin nën hetim ZH. Z., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale; dhe

14. Për personin nën hetim J. G., është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, janë ushtruar kontrolle në subjektet tregtare që dyshohet se ushtronin veprimtari të palicencuar të këmbimit valutor, si dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve.

Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme monetare në valuta të ndryshme, konkretisht:

- 4.461.000 (katër milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë;

- 92.390 (nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e nëntëdhjetë) euro;

- 8.215 (tetë mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) paund britanikë;

- 220 (dyqind e njëzetë) franga zvicerane;

- 30 (tridhjetë) lira turke;

- 45 (dyzet e pesë) dirhamë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht:

- një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë;

- një armë antike, tip pistoletë;

- një mjet i mprehtë antik, me këllëf;

- një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Fier, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura./ZËRI

Poll

MOS HUMB