Aktualitet

“Armët nga Afrika, paketohen në Shqipëri”/ SPAK i sekuestron telefonin edhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

Gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, Ard Veliut dhe Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.

F.I
“Armët nga Afrika, paketohen në Shqipëri”/ SPAK i
foto ilustruese

TIRANË-Teksa në duart e hetuesve të Prokurorisë së Posaçme ndodhen telefona, kontrata dhe dokumente të lidhura me kompaninë shtetërore KAYO, raportohet se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. 

TCH bën me dije se gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, Ard Veliut dhe Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie. Kontrollet dhe sekusetrimet vijnë në kuadë të një hetimi, pas dyshimeve për trafik ndërkombëtar armësh me në fokus kompaninë KAYO, me administrator Ardi Veliun dhe TIMAK, me aksionerë kryesorë Arjeta Pucën dhe biznesmenin izraelit Ron Yeffet.

Mesditën e 2 tetorit,  agjentë të SPAK-ut dhe BKH-së ushtruan dje kontrolle në banesa, kompani dhe zyra, ndërsa tashmë në duart e hetuesve të SPAK-ut ndodhen telefona, kontrata dhe dokumente të lidhura me kompaninë shtetërore KAYO. Biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet është në qendër të hetimit, në kuadër të denoncimve të  bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit me kompaninë publike KAYO.

Me vendim të GJKKO-së, hetuesit zbarkuan në vilën luksoze të Ron Yeffet në periferi të Tiranës, të cili i është sekuestruar telefoni. Gjithashtu u kontrollua edhe banesa e Ardi Veliut, administratorit të KAYO, por ky i fundit mësohet se nuk është gjetur aty, ndërsa telefoni i është sekuestruar në zyrën e tij të punës. 

Hetuesit kanë kontrolluar gjithashtu banesën e Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Aksioni është shtrirë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku mësohet se janë sekuestruar disa kontrata dhe dokumente, të cilat tashmë janë në dispozicion të hetuesve të SPAK. Gjithashtu, është sekuestruar edhe telefoni i Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Hetimet po zhvillohen pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes "KAYO". Ahmetaj ngriti një sërë akuzash, mes tyre për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB