TIRANË- Një zyrtar policie dhe një biznesmen u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, lidhur me hetimet që po kryhen në kuadër të dosjes “AKSHI.
Në pranga ka përfunduar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani. Ky i fundit, është administratori i agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar të Durrësit. Njëherazi është kryekamarier i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndërsa, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe ëshë lënë nën masën "arrest shtëpie"./ZËRI