Aktualitet

Aksioni i SPAK/ Kontrolle edhe te bazat e grupit të Troplinëve

Burime i thanë ZËRI se kontrollet janë fokusuar në banesat e Xhevdet Troplinit (POJA) dhe të nipit të tij, Elvis Doçi

f.g
Aksioni i SPAK/ Kontrolle edhe te bazat e grupit të Troplinëve
Elvis Doçi

TIRANË -SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle edhe në bazat e grupit të njohur si "Troplini" në Durrës. Kontrollet janë kryer në Shkozet, atje ku dyshohet se Ergys Agasi ka kaluar një pjesë të arratisë të tij. Burime i thanë ZËRI se kontrollet janë fokusuar në banesat e Xhevdet Troplinit (POJA) dhe të nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, i shpallur në kërkim nga SPAK që në maj të vitit 2025, si koka e një grupi kriminal në operacionin "URA". 

Reagimi vjen pas operacionit të sotëm të SPAK, ku për herë të parë në historinë e vendit është lëshuar një urdhër arrest ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. 

Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Deri më tani janë ekzekutuar në total 2 urdhërarreste, ndërsa Hyseni rezulton jashtë shtetit, në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit.

Në pranga kanë rënë, Fatjon Kalluçi- shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani - kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente./ZËRI

Poll

MOS HUMB