ZVËRNEC- Eurodeputët kanë zhvilluar këtë të martë një vizitë në Zvërnec, në kuadër të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, pas mbledhjes së 22-të që u mbajt një ditë më parë në Tiranë.
Të shoqëruar nga 7 deputetë të mazhorancës dhe 7 të opozitës, eurodeputetët janë pritur me protesta nga banorë të zonës. Në momentin që autokolonat e makinave, banorët i kanë pritur me protestë pasi kanë kërkuar që të dëgjojnë shqetësimet e tyre, duke thirrur: “Shqipëria nuk është në shitje", "Anuloni projektin, anuloni ligjin".
Eurodeputetët ndodhen për vizitë në Zvërnec për t'u njohur nga afër me territorin dhe situatën në zonë. Vizita e tyre vjen në një kohë kur protestat kundër projekteve në zonë, po zhvillohen tashmë prej më shumë se 3 muajsh në Tiranë.
Sakaq, Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian./ZËRI