Aktualitet

Aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit! I dënuari hedh nga muri efektivin e 'Shqiponjave', dërgohet te Trauma

Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t'u arratisur.

F.I
Aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit! I dënuari hedh
Gentian Meda

DIBËR-Një efektiv policie i Shqiponjave është dëmtuar në Dibër gjatë një aksioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim. Efektivi i ‘Shqiponjave’, Gentian Meda është nisur me helikopter drejt Tiranës. 

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi, dyshohet se është shtyrë nga personi që do të arresonte dhe ka rënë nga lartësia në gurë. Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t'u arratisur. 

35-vjeçari, Klodian Llomi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 6 vite e 7 muaj burg, për  “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Apelit për 35 vjeçarin, për vuajtjen e dënimit me 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg të mbetur, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas të kërkuar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.
Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Poll

MOS HUMB