Aktualitet

Akt-ekspertimi i shënimit "për Shkëlzenin"/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut, shtyhet seanca

Avokatët e ish-ministrit pretenduan edhe për një sërë aktesh, që janë referuar nga prokurorët në gjyq, por nuk iu janë vënë në dispozicion nga Gjykata.

zh.ll
Akt-ekspertimi i shënimit "për Shkëlzenin"/ Gjykata e
Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu, për akt-ekspertim të shënimit "për Shkëlzenin", në një faks të paraqitur si provë në proces. Avokatët e ish-ministrit pretenduan edhe për një sërë aktesh, që janë referuar nga prokurorët në gjyq, por nuk iu janë vënë në dispozicion nga Gjykata. Për ta mundësuar këtë kërkesë seanca u shty për në datën 10 shkurt.

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, kërkoi në Gjykatën e Posacme, që prova e paraqitur nga SPAK, për faksin të mos merrej parasyshë nga togat e zeza, ose të kryhet një ekspertizë kaligrafike për origjinalitetin e shkrimit.

Faksi i paraqitur në proces nga SPAK, rezulton që është nisur nga Ministri i Drejtësisë në atë kohë Aldo Bumci, për në Ministrinë e Mbrojtjes, ku mbi zarf kishte shënimin ‘Për Shkëlzenin’, djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Mediu dhe Bumçi pretendojnë se ajo shkresë është mashtrim.

Në dhjetor të viti 2023 në lidhje me 'FAKS-in', djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha pas marrjes në pyetje në GJKKO, tha se e gjithë ndjekja e kësaj çështjeje është një teatër politik. Berisha pranoi se kishte pasur komunikime me ish-ministrin Fatmir Mediu ditën e tragjedisë, por për çështje personale dhe deklaroi se është në dorën e prokurorisë për të vërtetuar nëse është i vërtetë apo fals, pasi nuk ka shkuar në adresën e tij. Tashmë SPAK po heton në lidhje me shënimin. Edhe vetë ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në të njëjtën linjë me Shkëlzen Berishën, tha se djali i ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me çështjen Gërdeci. 

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

Poll

MOS HUMB