Aktualitet

Alarm për bombë tek Hotel Plaza, telefonata anonime 'ngre në këmbë' autoritetet, rezulton e rremë (VIDEO)

ZËRI ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku hoteli shihet i rrethuar, ndërkohë që kalimtarët janë vënë në panik.

F.m
Alarm për bombë tek Hotel Plaza, telefonata anonime 'ngre në
Foto nga vendngjarja

TIRANË- Një telefonatë e dyshimtë ka alarmuar të gjithë Policinë e Shtetit dhe ka dërguar ekipet tek Hotel Plaza, një prej hoteleve më me emër në vendin tonë. Personi që ende nuk është identifikuar kishte njoftuar vetë hotelin, të cilin e kishte lajmëruar se kishte vendosur një bombë në një prej makinave që ndodhej në parkingun e “Plazës”. Për rrjedhojë, punonjësja e recepsionit ka lajmëruar Policinë e Shtetit. 

ZËRI siguroi pamje nga vendngjarja, ku hoteli shihet i rrethuar, ndërkohë që kalimtarët janë vënë në panik.

Forcat xheniere mbërritën në vendngjarje dhe bënë kontrollet e nevojshme, duke dalë në përfundimin se në fakt ishte një alarm i rremë. E gjithë zona u evakuua, hoteli u boshatis dhe personeli bashkë me klientët kanë dalë jashtë. Pas kontrollit, Policia e Tiranës njoftoi se në asnjë prej ambienteve të hotel “Plaza” nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Njoftimi i parë: Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

Njoftimi i dytë: Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

Poll

MOS HUMB