Elbasan
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit po heton një rast të rëndë të ngacmimit seksual në Elbasan. Më konkretisht raportohet se një 12-vjeçare ka rënë pre e një ngacmimi seksual në ambiente publike.
Ajo është ngacmuar nga dy 14-vjeçarë, të cilët edhe e kanë filmuar në ato momente 12-vjeçaren dhe videot më pas i kanë hedhur në rrjetet sociale.
Të miturit janë vënë nën hetim, ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit po heton dhe mundësinë e përfshirjes së ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje.
Poll