Aktualitet

Alarm ushqimor! “PRONATURA TREG” e importoi në Shqipëri, supa e ngrirë rrezikon shëndetin

Produkti është shpërndarë dhe shitur në dy pika tregtimi në Tiranë.

F.I
Alarm ushqimor! “PRONATURA TREG” e importoi në Shqipëri,
produkti

TIRANË-Një alarm i kuq lidhur me konsumimin e ushqimeve është dhënë në Europë, ndërsa rasti ka prekur edhe tregun shqiptar. Bëhet fjalë për produktin “MINESTRONE 16 Verdure”, perime të ngrira me peshë 750 gram, me numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028. 

Supa e ngrirë është urdhëruar të tërhiqet nga tregu pasi është konsideruar me rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.  Alarmi është dhënë pasi një konsumator ka konstatuar praninë e një trupi të huaj dhe potencialisht të rrezikshëm brenda paketimit. Pas këtij raportimi, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF) ka aktivizuar njoftimin me nivelin maksimal të rrezikut, duke e klasifikuar produktin si një kërcënim serioz për shëndetin.

Sipas të dhënave të bëra publike, në Shqipëri ky produkt është importuar më 14 maj 2026 nga subjekti “PRONATYRA TREG”. E gjithë sasia e importuar është shpërndarë dhe shitur në dy pika tregtimi në Tiranë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt me numër loti L03DK dhe e kanë ende në frigorifer, të mos e konsumojnë.

Prej kohësh tashmë vendi përballet me produkte të importuara me substanca të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB