Aktualitet

Laert Haxhiu nuk heq dorë! I gjendet sërish telefon në qeli

Celulari u gjet gjatë një operacioni të kryer në orën gjashtë të mëngjesit në burgun e Drenovës.

F.I
Laert Haxhiu nuk heq dorë! I gjendet sërish telefon në qeli
Laert Haxhiu

KORÇË-Një telefon celular është gjetur në burgun e Drenovës, që dyshohet se është përdorur nga Laert Haxhiu, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale. Celulari u gjet gjatë një operacioni të kryer në orën gjashtë të mëngjesit në burgun e Drenovës në qelinë ku vuan dënimin Laert Haxhiu. Telefoni i është dërguar SPAK-ut për ekspertizë.

Kjo nuk është hera e parë që në qelinë e tij gjendet telefon. Në shtator të 2025 një tjetër aparat celular, i cili i përkiste një të dënuari për lëndë narkotike, u gjet në qelinë e Haxhiut. Dyshimet ishin se telefoni përdorej nga i dënuari përjetë për masakrën e Lushnjës.

Edhe në qershor të 2025 një kontroll blic i kryer nga policia e burgjeve në qelitë e burgut të sigurisë së Lartë në Korçë, ka çuar në zbulimin e një aparati telefoni, që përdorej për thirje telefonike nga Laert Haxhiu.

Laert Haxhiu është dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes. “Masakra e Lushnjes” ka ndodhur në shtator të vitit 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe më pas, pas një procesi të gjatë gjyqësor në vendin fqinjë u ekstradua në Shqipëri./ZËRI 

Poll

MOS HUMB