TIRANË-Aleksandër (Aldo) Baho i njohur me nofkën "Sakati" dhe i konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i vrarë më 29 dhjetor të vitit 2018 është arrestuar në Itali. GJKKO ka caktuar ndaj tij "arrest me burg" për: “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Policia njofton se 37-vjeçari dyshohet se në vitin 2022, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e Lulzim Mashës në Tiranë, pronarit të shkollës “Willson” në kryeqytet. Sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, armët e përdorura në atentat u morën nga Aldo Baho në Elbasan.
Në 2019 dy vëllezërit, Klevi Baho dhe Aleksandër Baho teka po udhëtonin së bashku me një makinë tip "Audi", në aksin rrugor Peqin-Elbasan, iu bë atentat. Nga breshëria e plumbave humbi jetën në vend Klevi Braho, ndërsa vetë Aldo Baho, mori tre plumba.
Në dosjen e SPAK të vitit 2024, siguruar nga ZËRI zbardhen bisedat e Mikael Qoses (Kamami) me Franc Çopjan dhe më pas me një person të paidentifikuar për atentatin ku mbeti i vrarë një nga vëllezërit Baho.
"Mikael Qosja (Kamami) i shpjegon Franc Çopjas se Eljo Bitri ka biseduar me të për ngjarjen e "Sakatit" (Aldo Bahos), për të cilin Eljo i ka thënë Mikaelit se përse nuk ka shkuar tek xhami për t'u siguruar. Gjatë bisedës, evidentohet se Franc Çopja jep të dhëna lidhur me atentatin ndaj vëllezërve Baho (Klevis dhe Aldo Baho) ku shkruan: Për 5 minuta m'ka ngel gjall ky ***** mu; ka zbrit nga makina, 4 vjet rresht i kam prit; sa hapja sytë veç ato menoja; kismet i vetë shpëtoi!
Franc Çopja i ka treguar përdoruesëve se Klevin dhe Aldon nuk i ka njohur më parë. Sipas tij, ata kanë dalë në skenë pasi ka ndodhur "problemi i parë", ekzekutimi i Endrit Alibejt. Ndërsa në bisedat e Kamamit, Aldo ka pasur shumë fat dhe se nga 30 gjuajtje vetëm 3 e kanë kapur dhe nuk ishte asnjë rrezik jete gjatë atentatit,"-thuhej në dosjen e SPAK.


