Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Itali i shumëkërkuari shqiptar (EMRI)

Sipas hetimeve, 37-vjeçari dyshohet se në vitin 2022, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i mbetur në tentativë.

zh.ll
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Itali i
interpol

TIRANË- Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në Itali. Bëhet fjalë për 37-vjeçari Aldo (Aleksandër) Baho, nga Elbasani. Ky i fundit, sipas policisë, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal dhe për ndërmjetësim në një vrasje të mbetur në tentativë.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar "arrest me burg" për: “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, 37-vjeçari dyshohet se në vitin 2022, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The ëanted”, në bashkëpunim me homologët italianë.

Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.) B., 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2022, shtetasi A.(A.) B. dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

Poll

MOS HUMB