LIVE UPDATES

Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë vendin, përmbytet Durrësi, kaos në Tiranë

♦Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin tonë që në prej pasdites së djeshme. ♦Mëngjesin e sotëm, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar problematika në disa zona. ♦Reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar pothuajse në të gjithas akset e kryeqytetit duke e përfshirë Tiranën në kaos total. ♦Durrësi është përmbytur nga reshjet, teksa rrugët kryesore të qytetet janë të mbuluara nga uji çka kanë sjellë edhe vështirësimin e qarkullimit të automjeteve. ♦Në Kukës gjithashtu janë shkafur problematike për shkak të reshjeve të dendura, ku raportohen gurë dhe mjegull në disa rrugë të qytetit. 

3 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Tirana "paralizohet" nga shiu, qytetarët me orë të tëra në trafik (VIDEO)

Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë vendin, përmbytet
tirane

TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, trafiku në Tiranë është rënduar në disa prej akseve kryesore, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Situata paraqitet më problematike përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk.

Reshjet e shiut dhe fluksi i lartë të automjeteve në oraret e mëngjesit, kanë vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të mjeteve. Në disa prej këtyre akseve, qarkullimi vijon të jetë i ngadalësuar prej disa orësh./ZËRI

2 ORE ME PARE

Reshjet e shiut në Kukës, gurë në rrugë dhe mjegull në qytet

Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë vendin, përmbytet
kukes

KUKËS- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej pasdites së së enjtes dhe vijojnë edhe mëngjesin e sotëm, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Problematike paraqitet situata në zonat e larta malore, ku reshjet shoqërohen me mjegull, duke ulur dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve. Si pasojë e motit të keq, në disa akse rrugore nacionale është shënuar rënie gurësh dhe materialesh inerte, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Prania e gurëve në rrugë është evidentuar në akset Valbonë, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë, Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët në drejtim të Shishtavecit dhe Bushtricës.

Megjithatë, deri më tani nuk raportohen rrugë të bllokuara./ZËRI

4 ORE ME PARE

Reshjet e shiut përfshijnë vendin: Përmbytet Durrësi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë vendin, përmbytet
durres

DURRËS- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin tonë që në prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke sjellë problematika në disa zona.

Situata paraqitet problematike në Durrës, ku uji ka pushtuar disa rrugë të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë qarkullimi i mjeteve është vështirësuar, kryesisht në segmentet ku niveli i ujit është më i lartë.

Situata më problematike paraqitet në lagjen nr. 1, në aksin që lidh shëtitoren Taulantia me zonën e Currilave, për shkak të prezencës së konsiderueshme të ujit në rrugë dhe mbi trotuare. Ndërkohë që problematika janë konstatuar edhe në disa kryqëzime pranë stadiumit, “Niko Dovana” në lagjen nr 18 ku grumbullimi i ujit vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB