TIRANË- Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, ka ndarë fjalën e sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio, i cili shprehet i shqetësuar në lidhje me lirinë e fjalës në Europë.
Rubio është shprehur në fjalën e tij se aleancat me partnerët europianë janë ndërtuar mbi parimet dhe vlerat e përbashkëta dhe një prej tyre është edhe liria e fjalës.
“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes.” - Sekretari Rubio, citohet në njoftimin e ambasadës.
Ky mesazh është ndarë nga disa prej ambasadave amerikane dhe në vendet e tjera të Balkanit, pjesë më e madhe e të cilave u futën në listën e ‘zezë’ të regjimit të vizave nga SHBA-të, me përjashtim të Serbisë. /ZËRI