Aktualitet

Ambasadori i ri amerikan takon kreun e SPAK, në fokus lufta ndaj krimit dhe trafikut të narkotikëve

Gjatë takimit me kreun e SPAK, Klodian Braho është diskutuar edhe roli i partneritetit mes dy vendeve në forcimin e sigurisë.

M.K.
Ambasadori i ri amerikan takon kreun e SPAK, në fokus lufta ndaj krimit dhe
Eric Wendt dhe Klodian Braho

TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ku theksohet rëndësia e institucioneve të pavarura në përballimin e sfidave që lidhen me krimin transnacional trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.

Sipas ambasadës, këto çështje janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump, ndërsa gjatë takimit me kreun e SPAK, Klodian Braho është diskutuar edhe roli i partneritetit mes dy vendeve në forcimin e sigurisë.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB