Aktualitet

AMP aksion në Kapshticë! Kapet rreth 6 kg heroinë, dyshohet për përfshirje të Policisë dhe doganave

Heroina ishte e presuar dhe e paketuar në formë çokollate.

F.I
AMP aksion në Kapshticë! Kapet rreth 6 kg heroinë, dyshohet
FOTO ILUSTRUESE

KAPSHTICË-Një operacion antidrogë është zhvilluar sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku janë përfshirë forca të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe forca të drejtorisë së policisë së qarkut Korçë. Gjatë aksionit janë sekuestruar 6 kg heroinë e presuar dhe e paketuar në formë çokollate.

Droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi, ndërsa në pranga ka rënë shoferi i automjetit. I arrestuar është një drejtues mjeti me vendbanim në Pogradec, i cili sasinë e drogës e kishte fshehur në një vend të ndërtuar enkas për lëndën narkotike.

Operacioni sipas burimeve të siguruara është mbajtur tepër sekret edhe për policinë kufitare të Kapshticës, pasi ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë nga radhët e Policisë dhe doganierëve, në këtë trafik të lëndëve narkotike. Policia nuk ka bërë me dije detaje por fakti që në operacion është përfshirë AMP tregon se mund të ketë persona, të cilët dyshohet se kanë lehtësuar hyrjen ose daljen e drogës.

Poll

MOS HUMB