Aktualitet

Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm cakton seancën për Ilir Metën

Meta përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, depozitoi në Apelin e Gjykatës së Posaçme kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”,

I.F
Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm cakton
Ilir Meta

TIRANË- Apeli i Posçëm ka caktuar në datën 19 Nëntor në orën 10:00 seancën, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, depozitoi në Apelin e Gjykatës së Posaçme kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga Prokuroria e Posaçme.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja Igerta Hysi që do të caktojë ose jo nëse ish-presidenti Ilir Meta do të qëndrojë në qeli, i cili akuzohet për për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin, e cila ka ankimuar masën e “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB