Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për Belinda Ballukun

Përfaqësuesit e SPAK kanë pranuar faktin se Balluku nuk është më në detyrë, por kanë kërkuar formalisht lënin në fuqi të masës "detyrim për paraqitje".

F.I
Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për Belinda
Belinda Balluku

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun. Avokati Ardian Kalia u shpreh se kjo seancë nuk duhej të bëhej, pasi sipas tij, nuk kishte objekt, duke qenë se ka një dekret tashmë për shkarkimin e saj nga detyra.

Përfaqësuesit e SPAK kanë pranuar faktin se Balluku nuk është më në detyrë, por kanë kërkuar formalisht lënin në fuqi të masës "detyrim për paraqitje".

Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se së bashku me vartësit e saj ka paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Po ashtu SPAK ka kërkuar arrestimin e saj pasi ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Lidhur me këtë kërkesë, Kuvendi do të votojë më 12 mars për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut.

Poll

MOS HUMB