Aktualitet

Ndërtimet pa leje te Rana e Hedhur/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, dërgon për gjykim 9 persona

zh.ll
Ndërtimet pa leje te Rana e Hedhur/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet,
Prokuroria Lezhë

LEZHË- Prokuroria e Lezhë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një dosje penale që lidhet me ndërtimet pa leje në zonën e Rana e Hedhun në Shëngjin. Për këtë çështje janë bërë të pandehur 9 persona, mes tyre zyrtarë dhe policë të akuzuar për "Shpëdorim Detyre", "Falsifikim Dokumentesh" dhe "Ndërtim i Paligjshme".

Tre ish-drejtues të Agjencia Shtetërore e Kadastrës: Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani akuzohen për shpërdorim detyre.

Të njëjtën akuzë përballë gjykatës do ta kenë edhe dy ish-drejtues të Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj dhe Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjin, Martin Ndoka.

Ndërkohë, i pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi, i cili akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Në këtë dosje janë përfshirë edhe dy inxhinierë ndërtimi, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, të cilët do të përballen me akuzën për “Falsifikim dokumentesh”.

Poll

MOS HUMB