TIRANË-Dega Doganore e Rinasit ka njoftuar se ka bllokuar 920 pajisje elektronike, mes të cilave ishin 510 celularë të markave Apple dhe Samsung. Bllokimi i këtyre pajisjeve u krye mbi dyshimin “për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale”, duke u konsideruar si një masë parandaluese kundër produkteve të falsifikuara apo të kontrabanduara.




Njoftimi:
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe "Samsung", prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale. Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit./ZËRI