DIBËR-Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i rëndë ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Gentian Meda ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Një banore e zonës, e cila e ka gjetur efektivin e gjakosur, ka deklaruar se ai mund të kishte pak kohë që kishte rënë nga lartësia. Ajo ka rrëfyer se efektivi i Shqiponjave Gentjan Meda, ishte i gjakosur, ndërsa dyshohet se ka rënë në disa gurë, ku si pasojë ka marrë lëndime në kokë.
“Oh vdiqa, tha. Ishte i përgjakur ishte shtrirë aty tek gurët. Zoti e shpëtoftë. Ai mund të ketë pas rënë më herët aty, or mund të ketë qenë ora 6”, u shpreh banorja për News24.
Meda u dërgua me helikopter në Tiranë për një mjekim më të specializuar, ndërsa 35-vjeçari që ishte në kërkim ndërkonbëtar nga Italia për Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, i cili tentoi të arratisej duke u hedhur nga banesa dy katëshe, u arrestua.
Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, ku gjatë ndërhyrjes, Klodian Llomi i cili ishte në shënjestër të aksionit ka shtyrë nga një mur rrethues policin Gentian Meda.