Aktualitet

Armë dhe shkopa besjbolli në Kukës/ Kushërinjtë "mbledhin" shokët dhe tentojnë të vrasin të riun, policia: 5 persona në kërkim

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qyetit, ku të paktën 5 persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta që ka agravuar në përdorimin e objekteve të forta dhe armës së zjarrit. 

zh.ll
Armë dhe shkopa besjbolli në Kukës/ Kushërinjtë
Foto ilustruese

KUKËS- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qyetit, ku të paktën 5 persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta që ka agravuar në përdorimin e objekteve të forta dhe armës së zjarrit. 

Blutë bëjnë me dije se dy prej të përfshirëve, kushërinj me njëri-tjetrin së bashku me 3 të tjerë, janë konfliktuar me një person tjetër, shtetasi S.I., të cilin e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi S.I, ka mbetur i lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 5 autorët janë shpallur në kërkim nga policia. 

Njoftim:

Kukës / Informacion paraprak

Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Poll

MOS HUMB